Huligani serb, Ivan Bogdanov, dyshohet se ndodhej dje në Shqipëri, pasi është parë pikërisht pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Vizita e tij mund të jetë një parapritë për ndonjë incident të mundshme në ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të zhvillohet në këtë stadium.
Sipas disa burimeve të “Elbasan Arena-s”, ai dyshohet se është parë në shoqërinë e katër personave tjerë.
Dyshimet e para pas spekulimeve janë se, Bogdanov mund të jetë kopjim i “Ballstit”, i cili disa ditë para se të lëshohej droni mbi stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, kishte vizituar stadiumin në mënyrë që ta planifikonte mënyrën e veprimit. Ndoshta edhe Bogdanov po përgatit ndonjë incident të mundshëm, për ndeshjen që pritet të lute pas katër muajsh, më 8 tetor në stadiumin “Loro Boriçi”.