a Link

Familja Haqifi e tmerruar nga mesazhi kërcënues i të birit xhihadist (Video)

Familja Haqifi e tmerruar nga mesazhi kërcënues i të birit xhihadist (Video)


Familja e Ridvan Haqifit nga Gjilani, i cili qe disa vjet është pjesëtar i grupit terrorist ISIS, jeton në kushte të vështira sociale.E, më e vështirë jeta e tyre është prej se dy djem të familjes shkuan në Siri.


Kërcënimet që i ka bërë Ridvan Haqifi, i njohur si Al Kosova në Siri, përmes një video, janë pritur rëndë nga prindërit.
Ata thonë se do të kishin dhënë gjithçka që bijtë e tyre të kthehen në shtëpi, përcjell Koha.net. Ndërsa akuzojnë shtetin se nuk ka bërë asgjë për t’u ndihmuar, raporton KTV.
Ndërkohë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka përcjellë një mesazh pas publikimit të videos ku një kosovar nga Gjilani kërcënon Kosovën nga Siria.
Bashkësia Islame i ka dyert e mbyllura për të gjithë ata persona që mundohen të destabilizojnë besimtarët myslimanë, ka thënë myftiu.