a Link

Shqipatrit kërcënon shqiptarët: Ditë të zeza ju presin.VIDEO

ISIS kërcënon shqiptarët: Ditë të zeza ju presin


Në një video propagandistike në internet të publikuar së fundi me logon e “Alhayat Media Center”, e cila njihet si media e ISIS, kërcënohen shtetet ballkanike.

Video është e gjatë rreth 20 minuta dhe në të flasin edhe dy persona në gjuhën shqipe, të cilët i cilësojnë shqiptarët kryesisht si ateistë dhe ngrenë kërcënime ndaj tyre.

Dy personat që flasin shqip në video prezantohen si Al-Albani dhe Al-Kosova, përkatësisht njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova. Megjithatë deri tani identiteti i vërtetë i tyre nuk bëhet i ditur.

Duke iu drejtuar shtetasve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, por edhe shteteve të tjera ballkanike, ata shprehen: “Do të vijnë ditë të zeza për ju. Ne nuk i harrojmë ato që ju u keni bërë myslimanëve; do të keni frikë të ecni në rrugë; do të keni frikë të punoni nëpër zyrat e tuaja; do tmerroheni edhe në shtëpitë tuaja. Ne do të veprojmë me ju, ashtu siç kemi bërë në Irak me ushtrinë e tyre. Ne do t’ju vijmë me njerëz që e duan vdekjen më shumë se jetën. Ne do të luftojmë derisa ta ngremë fjalën e Allahut në atë vend dhe kjo gjë do të ndodh së shpejti”.


VIDEO: